Maqedonci takohet me homologun britanik, flasin për ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë për t’i shërbyer paqes dhe stabilitetit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë qëndrimit në Londër është takuar me homologun e tij britanik, Jammes Heappy, ku kanë diskutuar për ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë për t'i shërbyer paqes dhe stabilitetit, jo vetëm në vend, por përkrah aleatëve tanë edhe në rajon e më gjerë

Ejup Maqedonci dhe James Heappy

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë qëndrimit në Londër është takuar me homologun e tij britanik, Jammes Heappy.

Në këtë takim është diskutuar rreth bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet dy shteteve, si dhe aktivitetet dypalëshe që planifikohet të realizohen në të ardhmen në funksion të thellimit të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Maqedonci ka theksuar se ata kanë diskutuar për ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë për t’i shërbyer paqes dhe stabilitetit, jo vetëm në vend, por përkrah aleatëve edhe në rajon e më gjerë.

“Ministrin Heappy e falenderova për përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar Kosovës dhe FSK-së në rrugëtimin tonë si shtet, ndërsa theksova se jemi të përkushtuar të ngrisim kapacitetet e ushtrisë për t’i shërbyer paqes dhe stabilitetit jo vetëm në vend, por përkrahë aleatëve tanë dhe në rajon e më gjerë”, ka shkruar Maqedonci në rrjetin social Facebook.


Ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është duke marrë pjesë në panairin e Mbrojtjes dhe të Sigurisë (DSEI) në Londër.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika