Maqedonci takohet me shefin e EULEX-it, diskutojnë për sulmin në Banjskë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano gjatë të martës së 14 nëntorit dhe kanë diskutuar për sigurinë në vend pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, gjatë të martës së 14 nëntorit.

Gjatë këtij takimi u diskutua situata e sigurisë në Kosovë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Sulmi terrorist i 24 shtatorit ka ngjallur shqetësim te të gjithë, mirëpo është menaxhuar në mënyrën jashtëzakonisht profesionale nga ana e Policisë së Kosovës dhe për këtë ishim që të dy dakord”, ka thënë ministri Maqedonci.

Maqedonci gjatë këtij takimi e ka falënderuar shefin e EULEX-it për mbështetjen ofruar Policisë së Kosovës gjatë kësaj kohe, përmes prezencës së EULEX-it në veri, gjë që ka kontribuuar në stabilizimin e situatës.

Maqedonci ka thekuar se në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, është duke u monitoruar situata me kujdes të shtuar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika