Maqedonci takoi ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë

"Çështje tjetër që u diskutua ishte edhe sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, me ç'rast Ministri Blair u informua nga Ministri Maqedonci edhe për të gjeturat e hetimit të bërë me këtë rast"

Maqedonci takoi ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili po qëndron në Kanada në punimet e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair.

Siç thuhet në njoftim, të dy homologët diskutuan çështje që lidhen me sfidat aktuale të sigurisë. Blair dhe Maqedonci nënvizuan nevojën për të thelluar më tej bashkëpunimin në interes të ruajtjes së paqes dhe sigurisë.

Gjithashtu, Maqedonci e ka informuar ministri kanadez rreht të gjeturave për sulimin terrorist në Banjskë.

“Nga ana e tij, Ministri Maqedonci falenderoi homologun e tij kanadez për ndihmën e dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, dhe shprehu vullnetin për thelluar bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes. Çështje tjetër që u diskutua ishte edhe sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, me ç’rast Ministri Blair u informua nga Ministri Maqedonci edhe për të gjeturat e hetimit të bërë me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Konkluzion i përbashkët i dy ministrave ishte që bashkëpunimi bilaretal në fushën e mbrojtjes dhe sigurise në mes të dy vendeve të thellohet edhe në tej përmes nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika