Ministri në detyrë, Ejup Maqedonci sot ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ku kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Maqedonci përmes një postimi në “facebook” njoftoi se kanë diskutuar me Hargreaves edhe për situata e re politike në botë dhe sfidat që vijnë me të, si dhe rëndësinë e koordinimit në këto rrethana ndërmjet partnerëve strategjik.
“Ishte kënaqësi që sot të pres në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Gjatë takimit, një nga çështjet kryesore që diskutuam ishte situata e re politike në botë dhe sfidat që vijnë me të, si dhe rëndësinë e koordinimit në këto rrethana ndërmjet partnerëve strategjik.
Nga ambasadori Hargreaves pranova urimet më të sinqerta për rezultatin e zgjedhjeve, si dhe vlerësimin për angazhimin në forcimin e sektorit të mbrojtjes.
Të dyja palët rikonfirmuam angazhimin për të punuar së bashku në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit, duke eksploruar mundësi të reja për bashkëpunim në të ardhmen”, vijon njoftimi.