Maqedonci takon ish-komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në vend

"Diskutuam për situatën aktuale të sigurisë në vend, stadin e zhvillimit në të cilin gjendet Forca e Sigurisë së Kosovës, si dhe synimin e Kosovës për tu anëtarësuar në NATO", ka njoftuar Maqedonci për takimin me ish-komandantin e KFOR-it

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar ish-komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler, me të cilin kanë biseduar për situatën aktuale të sigurisë në vend.

Gjithashtu, siç ka shkruar Maqedonci në Facebook, në këtë takim kanë biseduar edhe për nivelin e zhvillimit në të cilin gjendet FSK-ja dhe synim për t’u anëtarësuar në NATO.

“Ishte kënaqësi që sot të pres në takim ish-komandantin e KFOR-it dhe të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Brunssum të Holandës, Gjeneral Erhard Bühler. Diskutuam për situatën aktuale të sigurisë në vend, stadin e zhvillimit në të cilin gjendet Forca e Sigurisë së Kosovës, si dhe synimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO.

Falënderova gjeneralin Buhler për shërbimin e tij në Kosovë si komandant i KFOR-it, për kontributin e tij të paçmim në sigurinë e vendit për të cilën do të mbetet gjithmonë mik i Kosovës”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika