Maqedonci takon zyrtarin e lartë turk nga ministria e Mbrojtjes, diskutojnë për vazhdimin e bashkëpunimit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim shefin e Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, gjeneral brigade Omer Nafiz Gulmezoglu. Maqedonci e ka falënderuar atë për mbështetjen e Turqisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe shefi i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, gjeneral brigade Omer Nafiz Gulmezoglu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim shefin e Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, gjeneral brigade Omer Nafiz Gulmezoglu, i cili ishte i shoqëruar nga zyrtarë dhe oficerë të lartë të Turqisë.

Ministri Maqedonci e ka falënderuar gjeneralin Gulmezoglu për mbështetjen e pakursyer të Turqisë në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës, në veçanti në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe ka shprehur vullnetin për vazhdimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Nga ana e tij, gjenerali Gulmezoglu e falënderoi ministrin Maqedonci për pritjen miqësore dhe vuri në dukje se Turqia gjithmonë do ta mbështesë Kosovën në arritjen e qëllimeve të saj strategjike”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, gjenerali Gulmezoglu ka pohuar se Turqia është e interesuar dhe angazhohet në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë e në rajon, dhe se kjo më së miri dëshmohet me prezencën e trupave turke në kuadër të KFOR-it.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika