Maqedonci: Uniforma e FSK-së është trashëgimi e vlerës së atyre që dhanë gjithçka për vendin

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë ceremonisë së diplomimit të rekrutëve të FSK-së, ka kujtuar kohën e mbajtjes së uniformës, e të cilën ai e mbajti me vite, duke shtuar se pesha e mbartjes së saj para se të jetë "simbol është trashëgimi e vlerës së atyre që dhanë gjithçka për vendin"

Ejup Maqedonsi, Ministër i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë ceremonisë së diplomimit të rekrutëve të FSK-së, ka kujtuar kohën e mbajtjes së uniformës, e të cilën, ai e mbajti me vite, duke shtuar se pesha e mbartjes së saj para se të jetë “simbol, është trashëgimi e vlerës së atyre që dhanë gjithçka për vendin”.

Ai ka thënë se vullneti politik dhe përkushtimi ushtarak është më shumë se kurrë prezent.

“Duke qenë se pak kohë më parë kam lënë uniformën, uniformë që e mbaj me vite, marrë të drejtën t’ju flas për peshën e uniformës, që para se të jetë simbol, është trashëgimi e vlerës së atyre që dhanë gjithçka për vendin. Ju po ruani një gjë shumë të vlefshme, vazhdimësinë e qëndresës dhe shpirtit luftarak e shërbimin ndaj atdheut. Ditët dhe javët këtu kanë qenë sfiduese, ju kanë bërë t’i njihni limitet e juaja. Ndjehuni të sigurt që jeni kalitur dhe përgatitur për sfida të ndryshme të jetës dhe profesionit. Fillimi juaj është këtu dhe nuk duhet të përfundojë asnjëherë. I bindur ju them se vullneti politik dhe përkushtimi ushtarak është më shumë se kurrë prezent”, ka theksuar Maqedonci.

Pjesëtarët e rinj të FSK-së

Ndërsa, gjatë kësaj ceremonie, fjalim ka mbajtur edhe Jeton Dreshaj, Gjeneral Brigade, i cili ka thënë se “përgatitja dhe edukimi ushtarak është linjë vazhdimësie e përkushtimit të FSK-së”. E më këtë rast, ai ka shtuar se përgatitja e rekrutëve është e shkëlqyer dhe ka mbështetjen e një ushtrie të bashkuar.

“Përgatitja dhe edukimi juaj ushtarak është linjë vazhdimësie e përkushtimit të FSK-së. Stërvitja ushtarake bazë ju ka kalitur, ju ka vendosur para sfidave, kjo është rrugë që i nevojitet përkushtim dhe nder. Me betimin tuaj keni të drejtën për të mbrojtur atë që më së shumti duhet çmuar, lirinë. Në rrugëtimin tuaj do të përjetoni momente të vështira, por mos harroni se keni marrë një përgatitje të shkëlqyer. Keni një ekip të fortë dhe mbështetjen e një ushtrie të bashkuar”, ka thënë Dreshaj.

Ndryshe, 312 rekrut nga Gjenerata 01-2023 kanë arritur të përfundojnë suksesshëm stërvitjen ushtarake, e duke diplomuar me 22 shtator 2023.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika