Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Maqedonci uroi që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit.
“Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit. Mësimi më i rëndësishëm i kësaj feste është solidariteti me tjetrin si udhërrëfyqesi i përhershëm për jetë në paqe”, ka uruar Maqedonci.