Maqedoni e Veriut: Shënohet rritje e lartë e çmimeve në sektorin e bujqësisë

Krizat e njëpasnjëshme në vend, sipas fermerëve të Maqedonisë së Veriut, janë shkaktarët e rritjes së çmimeve

Një fermer në Maqedoninë e Veriut duke punuar tokën

Fermerët në Maqedoninë e Veriut janë përballur me çmime të larta të naftës, të plehrave artificiale dhe preparateve të tjera të nevojshme për prodhimet bujqësore, çmime të cilat sipas tyre, janë rritur për 10 deri në 15 për qind.

Sipas tyre, një valë e rritjes së çmimeve ka ardhur nga pandemia dhe njëherësh, edhe nga kriza energjetike.

Sipas Frosina Georgievska nga Resnja, që gjendet në jug të Maqedonisë së Veriut, përkatësisht në një rajon ku 90 për qind e popullatës e siguron mbijetesën nga prodhimi i mollëve, ka thënë për REL se prodhimi i mollëve dhe kumbullave ka tejkaluar dyfishin e shpenzimeve, brenda vitit.

“Nga viti i kaluar e deri më tani harxhimet për prodhimin e mollëve janë rritur dyfish. Këtu përfshihet nafta, rryma dhe fuqia punëtore. Ndërkohë që çmimi i mollëve brenda dhjetë vjetëve të fundit pothuajse nuk ka ndryshuar fare. Ne si prodhues të mollëve nuk mund t’i mbulojmë as shpenzimet bazë e jo më të flasim për investime në pajisje bujqësore, në përputhje me standardet bashkëkohore, pasi kjo është e pamundur”, thotë Georgievska.

Sipas saj, problemi është konkurrenca jo e drejtë në sektorin e bujqësisë.

“Ne nuk kemi politikë të mirëfilltë agrare, që do t’i mbronte bujqit, të cilët ekzistencën e sigurojnë përmes bujqësisë”, thotë ajo.

Tash e disa vjet, Ministria e Bujqësisë në Maqedoni ndante shuma prej 10 deri në 20 mijë euro për bujqit e rinj ashtu që të nxiste progres në zhvillimin e bujqësisë dhe në punimin e tokave.

Raportohet se më shumë se 1 mijë bujq të rinj kanë përfituar nga grantet e lartcekura megjithëse me këtë fakt, nuk pajtohet Mehmet Sinani, bujk nga Tetova.

“Pse ikin të rinjtë në vendet evropiane për të punuar po në bujqësi? Për shkak se kur vjen data 1 e çdo muaji, ata marrin rrogë. Pra, e kanë rrogën e sigurt, pavarësisht sesa është ajo. Pastaj kanë të garantuar sigurimin social dhe janë të siguruar në vendin e punës nga çfarëdolloj fatkeqësie. Te ne nuk kemi sigurim pune në bujqësi”,  ka thënë Sinani për REL.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, të dhëna që i përkasin vitit 2020, Maqedonia e Veriut ka pasur 1 milion e 265 mijë hektarë tokë bujqësore prej të cilave janë shfrytëzuar 517 mijë hektarë.

Ndërkaq, pjesa tjetër u shfrytëzua për kullota.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika