Maqedoni e Veriut, vendoset gurthemeli i koridorit të 8-të

Në Tetovë të Maqedonisë së Veriut është vendosur gurthemeli i ndërtimit të autostradës me gjashtë korsi të korridorit 8, që do të përfshijë rrugëtimin nga Kumanova në Strugë e deri në kufirin me Shqipërinë. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, projektin e quan mrekulli që do të lidhë rajonin, ndërsa bashkpartiaku, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, autostradën për të cilin ka lobuar vazhdimisht e cilësoi jetike, e për të cilën sipas tij meritat i shkojnë më së shumti Ali Ahmetit

Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë e Strugë, kjo do të jetë rruga që do ta ndjekin më së shumti shqiptarët që jetojnë në Maqedoni të Veriut.

Nga Kumanova në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, do të përgjysmohet koha e udhëtimit.

Korridori 8, do të jetë autostradë me 6 korsi, ndërsa do të përgjysmojë kohën e udhëtimit.

Gurthemeli i projektit gjigant i cili bashkë me korridorin 10 D parashihet të kushtojë 1.3 miliard euro, u vendos në zemër të Tetovës.

Ndër politikanët që e ka insistuar më së shumti në këtë projekt, fjalën e mori ndër të parët, por përsëri meritat ia delegoi shefit të partisë.

“I falënderoj të gjithë që votuan për ligjin special për ndërtimin e korridorit 8. Jam krenar që koncorsiumi nga Betchelenca do të realizojnë koridorin 8 dhe 10d. E falënderoj një njeri që mundësoi realizimin. Bac u kry edhe kjo punë”, ka deklaruar Artan Grubi, Zëvendëskryeministër i parë.

Paa Grubit ishte radha e Ali Ahmetit, kreut të BDI-së, i cili u shpreh i lumtur për jetësimin e siç e quajti ai, mrekullisë që do të lidhë Rajonin.

“Të përparosh drejtpërdrejt dhe të ndikosh në zhvillimin e vendit, të lidhësh me ura e brigje një ballkan të tërë është punë e ndritshme. Kjo rrugë do të shërbejë në dinamikë të jetës së njerëzve, kjo është mrekullia”, ka deklaruar Ali Ahmeti, nga BDI.

Pas përfaqësuesve shqiptarë fjalë rasti patëm edhe kryeministri maqedonas dhe ambasadorja amerikane në Shkup.

“Në veçanti më gëzon fakti që kjo autostradë do të jetë mundësi zhvillimi. Qeveria do të vazhdojë të investojë në infrastrukturë. Në fund dua t’i porosisë realizuesit që tu je ecë puna mirë dhe të përfundojnë punën sipas afateve”, ka thënë Dimitar Kovaçevski, Kryeministri i RMV-së.

“Jam e nderuar dhe e ngazëllyer që jam pjesë e këtij projekti. Zhvillimi i këtij rrjeti modern rrugor do të lehtësoj qarkullimin. Ky është investim në ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Angela Aggeler, Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoni Veriore.

Korridorin 8 me 68 kilometra autostradë bashkë me korridorin 10 D do ta ndërtojë kompania Betchel-Enka, ndërsa autostrada përfshinë Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Shqipërinë dhe pritet të përfundojë për 4 vjet e 7 muaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika