Maqedonia e Veriut: 3 persona të vdekur dhe 195 raste të reja me COVID – 19

Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 2 mijë e 249 testime.

Në betejën me Covid-19 kanë humbur jetën 3 persona, ndërkaq janë regjistruar 195 raste të reja.

Nga 195 raste të infektimit, 29 janë riinfektime. Ndërsa, të rikuperuar janë regjistruar, gjithsej, 207 pacientë brenda 24 orëve të fundit.

Raste aktive me COVID-19, sipas MSH-së, raportohet të jetë 1 mijë e 535.

Deri më tani janë bërë, gjithsej, 1 milion e 974 mijë e 520 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 307 mijë e 142 pacientë, ndërsa i të shëruarve 296 mijë e 373, i vdekjeve 9 mijë e 234.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika