Maqedonia e Veriut: 3 të vdekur e 188 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë realizuar 2 mijë e 245 testime.

Betejën me Covid-19 e humbën 3 persona, ndërkaq janë regjistruar 188 raste të reja.

Nga 188 raste të infektimit, 25 janë riinfektime.

Ndërsa, të rikuperuar janë regjistruar gjithsej 119 pacientë brenda 24 orëve të fundit.

Raste aktive me COVID-19, sipas MSH-së, raportohet të jetë 2 mijë e 41.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 953 mijë e 866 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 305 mijë e 66 pacientë, ndërsa i të shëruarve 293 mijë e 819, i vdekjeve 9 mijë e 206.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika