Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 2 mijë e 669 testime.
Në betejën me Covid-19 kanë humbur jetën 4 persona, ndërkaq janë regjistruar 149 raste të reja.
Nga 149 raste të infektimit, 20 janë riinfektime. Ndërsa, të rikuperuar janë regjistruar, gjithsej, 223 pacientë brenda 24 orëve të fundit.
Raste aktive me COVID-19, sipas MSH-së, raportohet të jetë 1 mijë e 351.
Deri më tani janë bërë, gjithsej, 1 milion e 981 mijë e 494 testime të COVID-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 307 mijë e 654 pacientë, ndërsa i të shëruarve 297 mijë e 059, i vdekjeve 9 mijë e 244.