Maqedonia e Veriut: Asnjë humbje jete dhe 236 raste të reja me COVID – 19

Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 2 mijë e 212 testime.

Në betejën me Covid-19 nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërkaq janë regjistruar 236 raste të reja.

Nga 236 raste të infektimit, 38 janë riinfektime. Ndërsa, të rikuperuar janë regjistruar, gjithsej, 252 pacientë brenda 24 orëve të fundit.

Raste aktive me COVID-19, sipas MSH-së, raportohet të jetë 1 mijë e 550.

Deri më tani janë bërë, gjithsej, 1 milion e 972 mijë e 271 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 306 mijë e 947 pacientë, ndërsa i të shëruarve 296 mijë e 166, i vdekjeve 9 mijë e 231.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika