Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka njoftuar se në Pragë është nënshkruar marrëveshja në mes të vendit të tij dhe Ukrainës, nëpër mjet të cilës liberalizohet produkteve agro-ushqimore dhe lejon eksportet.
“Lehtësimi i tregtisë së lirë dhe sigurisë ushqimore janë veçanërisht të rëndësishme si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Ukrainën në këto momente”, ka shkruar Kovaçevski.
Sipas Kovaçevski me nënshkrimin e kësaj marrëveshje është bërë ulja doganor për disa lloje të produkteve që shkëmben në mes të dyja vendeve.
“Mbështetja jonë për Ukrainën dhe popullin ukrainas, për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial, është pa mëdyshje e qartë dhe e fortë, për çka kolegu Shmihal, kryeministri i Ukrainës, shprehu mirënjohje të jashtëzakonshme”, ka theksuar Ai.
Ai ka përfunduar duke thënë se Maqedonia e Veriut duhet t’iu përmbahet aktiviteteve dhe politikave të Bashkimit Evropian (BE) dhe botës demokratike, në mënyrë që të qëndrojë në anën e duhur në momentin e duhur.