Maqedonia e Veriut ka miratuar protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Maqedonia e Veriut ia ka hapur rrugën Suedisë dhe Finlandës për në Aleancën Veri Atlantike(NATO), pasi ka miratuar protokollet që lejojnë për anëtarësimin e tyre, në NATO

Të martën e 26 korrikut në Maqedoninë e Veriut, Komisioni për Politikë të Jashtme ka miratuar propozimi e  ligjet për ratifikimin e protokolleve të Traktatit të Atlantikut të Veriut të Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës.

Këto protokolle ishin miratuar në mënyrë unanime  nga deputetët e opozitës edhe të atyre të pushtetit.

Kjo pasi sipas tyre, është duke u bërë fjalë për  dy vende  mike të cilat kanë mbështetur çdoherë Maqedoninë e Veriut, nga pavarësia e saj, si dhe për aspiratat e saja euro-atlantike.

ilustrimi

Ndërkohë deputetë e opozitës,  kanë thënë  “se me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, do të përforcohet arkitektura e sigurisë në pjesën skandinave të Evropës dhe do të paraqesë vlerë të shtuar për Aleancën”.

Pas miratimin në komisionin amë, protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO duhet të votohen edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut  në seancë plenare, e cila është caktuar për të mërkurën në mesditë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika