Maqedonia e Veriut me notë verbale ndaj Bullgarisë

Eurodeputeti i Bullgarisë Angel Djambaski, ka lëshuar disa deklarata që kanë të bëjnë me pretendime territoriale ndaj Maqedonisë së Veriut, ku i ka shtyrë institucionet e kësaj të fundit të dërgojnë notë verbale ndaj Sofjes zyrtare

 





Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar me notë verbale ndaj Republikës së Bullgarisë, për shkak të deklaratave të deputetit bullgar, Angel Djambaski ku ky i fundit është edhe eurodeputet në Parlamentit Evropian.

Djambaski kishte shprehur sipas MPJ-së maqedonase pretendime territoriale ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas MPJ-së, është e pa papranueshme që një zyrtar i lartë i shtetit të Bullgarisë, të përdor fyerje kaq të rënda ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ambasadës së saj në Sofje, dërgoi një notë verbale ku shpreh pakënaqësinë e saj ekstreme lidhur me deklaratat e fundit publike nga një deputet i Parlamentit Evropian dhe bashkë-president i politikës cs partia VMRO-BND, Angel Djambaski”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

“Dërgimi i kërcënimeve dhe fyerjeve të rënda, lëndimi i dinjitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj, z.Djambaski është në kundërshtim me angazhimet dhe aspiratat e shprehura në Marrëveshjen e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit në mes të dy vendeve”.

Ndërkohë Shkupi zyrtarë ka treguar se çfarë reagimi presin nga shteti i Bullgarisë pas notës verbalet të dërguar.

“Në vijim të Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit, pas këtij njoftimi, presim që udhëheqja shtetërore, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë të dënojnë deklaratën e Djambaskit”.

MPJ-a ka përfunduar duke thënë se do të vlerësoni çdo veprim të ndërmarrë nga institucionet kompetente të Bullgarisë për marrjen e masave për parandalimin e sjelljeve të tilla dhe të ngjashme.

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika