Maqedonia e Veriut: Një i vdekur dhe 18 raste të reja me COVID-19

Janë publikuar rezultatet për COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, me një të vdekur dhe 18 raste të reja.

Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 684 testime.

Në betejën me Covid-19 është paraqitur një i vdekur, ndërkaq janë regjistruar 18 raste të reja.

Nga 18 raste të infektimit, një është riinfektim. Ndërsa, të rikuperuar janë regjistruar, gjithsej, 231 pacientë brenda 24 orëve të fundit.

Raste aktive me COVID-19, sipas MSH-së, raportohet të jetë 1 mijë e 38.

Deri më tani janë bërë, gjithsej, 1 milion e 997 mijë e 169 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 308 mijë e 620 pacientë, ndërsa i të shëruarve 298 mijë e 532, i vdekjeve 9 mijë e 262.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika