Maqedonia e Veriut: Pa humbje jete, ndërsa 96 raste të reja me COVID – 19

Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 1 mijë e 688 testime.

Në betejën me Covid-19 nuk ka pasur humbje jete, ndërkaq janë regjistruar 96 raste të reja.

Nga 96 raste të infektimit, 14 janë riinfektime. Ndërsa, të rikuperuar janë regjistruar, gjithsej, 177 pacientë brenda 24 orëve të fundit.

Raste aktive me COVID-19, sipas MSH-së, raportohet të jetë 1 mijë e 30.

Deri më tani janë bërë, gjithsej, 1 milion e 992 mijë e 684 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 308 mijë e 390 pacientë, ndërsa i të shëruarve 298 mijë e 99, i vdekjeve 9 mijë e 261.

Ilustrim i statistikave të COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika