Maqedonia e Veriut synon marrëveshje energjetike me Bullgarinë sipas Bekteshit

Kreu i Ekonomisë, në Maqedoninë e Veriut, Krshinik Bekteshi është duke kërkuar zgjidhje që të tejkalohet kriza energjetike në këtë vit duke bashkëpunuar me Bullgarinë e Turqinë

Ministri i Ekonomisë, së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi

 





Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, të martën e 20 shtatorit, ka zhvilluar takim virtual me homologun e tij, nga Republika e Bullgarisë.

“Bisedimet për çmimin e blerjes së energjisë elektrike nga Bullgaria nuk kanë përfunduar. Unë shoh vullnet të mirë për të arritur një marrëveshje nga e cila do të përfitojnë të dyja vendet”, ka sqaruar Bekteshi.

Më tej ai ka treguar se çfarë kanë biseduar me homologun e tij bullgar, tema e diskutimit sipas tij ishin çështje teknike, për të përballuar së bashku krizën energjetike.

“Politika është lënë mënjanë. Të enjten nisemi për në Turqi. Atje do të diskutohet kryesisht për sektorin e energjisë. Nëse do të ketë diçka konkrete do t’ju informojmë pasi të kthehem”, ka theksuar ai.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, të enjten do të vizitojë Turqinë me drejtorin e AD ESM Vasko Kovaçevski dhe drejtorin e Burimeve Kombëtare të Energjisë (NER) Bajram Rexhepi ku, siç paralajmëroi ai, fokusi do të jetë energjia.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika