Maqedonia e Veriut zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Bashkim Evropian

Maqedonia ka nisur procesin e negociatave dhe është anëtarësuar në NATO. Pas mbajtjes së Konferencës menjëherë ka nisur procesi i skriningut

Është mbajtur konferenca e parë ndërqeveritare më BE-në për anëtarësim në Union.

Në këtë seancë është diskutuar se Maqedonia duhet të jetë e gatshme institucionalisht në mënyrë të gjenden rrugë për afrimin e ligjeve dhe dispozitat ligjore me shtetet e Bashkimit Evropian.

Pasi është mbajtur konferenca ka filluar menjëherë procesi i skriningut.

Procesi i skriningut është prezantim analitik i situatës në vendin kandidat për anëtarësim në BE në raport me nivelin e përshatjes që ka në raport me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe njëkohësisht nivelin e përshtatjen në implementimin e saj.

Ky proces i përmban 35 kapituj, të cilat duhet të kalohen nëpër të gjitha institucionet dhe drejtoritë e shtetit.

Ky është Kapitulli i 24-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, i cili ka të bëjë me drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.

Drejtësia, liria dhe siguria: “Politikat e BE-së synojnë të ruajnë dhe ta zhvillojnë më tej Unionin si një zonë lirie, sigurie dhe drejtësie. Për çështje të tilla si kontrolli kufitar, vizat, migrimi i jashtëm, azili, bashkëpunimi policor, lufta kundër krimit të organizuar dhe kundër terrorizmit, bashkëpunimi në fushën e drogës, bashkëpunimi doganor dhe bashkëpunimi gjyqësor në çështjet penale dhe civile, shtetet anëtare duhet të jenë të pajisura në mënyrë të duhur për të zbatuar në mënyrë adekuate kornizën në rritje të rregullave të përbashkëta. Mbi të gjitha, kjo kërkon një kapacitet administrativ të fortë dhe të mirëintegruar brenda agjencive ligjzbatuese dhe organeve të tjera përkatëse, të cilat duhet të arrijnë standardet e nevojshme. Një organizatë policore profesionale, e besueshme dhe efikase është e një rëndësie të madhe. Pjesa më e detajuar e politikave të BE-së për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë është acquis e Shengenit, e cila përfshin heqjen e kontrolleve të kufijve të brendshëm në BE. Megjithatë, për shtetet e reja anëtare, pjesë të konsiderueshme të acquis të Shengenit zbatohen pas një vendimi të veçantë të Këshillit që do të merret pas aderimit”.

Përveq kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, në mënyrë që mos të ketë pengesë në anëtarësimin në BE.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika