Maqedonia mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, zhvilluan një takim në kuadër të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Kryeministri Xhaferi gjatë diskutimit ka siguruar Osmanin se Kosova e ka mbështetjen e plotë të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, 15 prill 2024.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të hënën ka pritur në takim kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, Osmani ka theksuar se Maqedonia e Veriut është shtet fqinj dhe njëkohësisht mbështetëse e Kosovës.

Ajo ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut mund t’i shkëmbejnë përvojat në procesin e integrimit evropian dhe në të njëjtën kohë ka shprehur bindjen se ky shtet do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën evropiane.

Gjithashtu, Osmani ka thënë se Kosova llogarit në përkrahjen e mëtejme të Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, sikurse edhe në NATO, BE dhe organizata ndërkombëtare.

Në prag të votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, kryeministri Xhaferi e ka njoftuar presidenten Osmani se mbështetja e Maqedonisë së Veriut është e plotë.

Në këtë takim, ndër të tjera është diskutuar edhe për finalizimin e pikave të përbashkëta kufitare përpara fillimit të sezonës verore, sikurse edhe lehtësimin e të bërit biznes.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika