Maqedonia nuk i njeh letërnjoftimet serbe të institucioneve paralele

Përkundër marrëveshjes që kufiri Kosovë-Serbi të kalohet normalisht vetëm me letërnjoftim, serbët e Kosovës vazhdojnë të përdorin letërnjoftime të lëshuara nga institucionet ilegale paralele që veprojnë brenda vendit

Pika kalimtare në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut





“Kjo nuk ka qenë temë diskutimi fare…”

Kjo ishte përgjigjja e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në pyetjen nëse serbët mund ta kalojnë kufirin me letërnjoftime që i lëshojnë institucionet paralele që veprojnë në Kosovë.

Letërnjoftimet ilegale në Kosovë po lejohen por jo në shtetet fqinje. Aleksander Aresnijevic, kreu i iniciativës “Srpski Opstanak”, me letërnjoftim të institucioneve paralele nuk mundi të hyjë në Maqedoni të Veriut.

“Dua ta informoj publikun se me letërnjoftimin qe unë e posedoj, nuk me lejuan ta kaloj kufirin. sepse ashtu siç ata me informuan dokumentet e institucioneve paralele nuk vlejnë. Po te shkruhej qe është lëshuar ne Kraleve apo kudo tjetër, kisha pas mundësi te kaloja, por dokumentet e lëshuara nga institucionet paralele si p.sh. ne Mitrovice, Peje, Gjakove etj, nuk na lejohet. sepse këto dokumente nuk njihen nga ata. me kane konfiskuar dokumentin, e kane shkruar qe kam provuar te kaloj kufirin” ka thënë Aresnijevic.

Se shtetet fqinje nuk i njohin këto letërnjoftime ilegale nuk është risi për analistin politik Visar Ymeri. Ai për RTV Dukagjini thotë se kjo mund të jetë pasojë e marrëveshje paraprake me Serbinë.

“Po mundohem me e kuptu këta në mes aranzhimeve në të kaluarën që e kanë rregulluar këtë çështje e që janë tri lloj dokumentesh e që është marrëveshja e vitit 2011, pastaj aranzhimet që po ashtu janë nënshkruar në vitin 2011 dhe plotësimi i marrëveshjes së ndryshimit të pikave të caktuara të marrëveshjes e cila është bërë në vitin 2016 e që ka të bëjë me tabelat e makinave”, ka deklaruar Ymeri.

Përkundër se nuk ka ndonjë vendim zyrtar, Ymeri thotë se edhe këto dokument duhet të hiqen nga përdorimi.

“Duhet të jetë një afat se deri kur kërkohen sikurse për tabelat, pra edhe këto dokumente të zëvendësohen dhe të bëhen letërnjoftime që lëshohen për qytetarët me nënshtetësi të dyfishtë por që janë sipas standardeve ndërkombëtare ashtu siç i gëzojnë edhe të tjerët”, ka shtuar Ymeri.

Përpos letërnjoftimeve ilegale tash e dy dekada Serbia lëshon edhe targa ilegale për disa rajone të Kosovës. Megjithatë, me vendim të Qeverisë kjo dukuri pritet të marrë fund më 1 nëntor, vendim me të cilin nuk po pajtohet fqinji verior.





Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika