Marco Asensio, që njihet si futbollisti spanjoll profesional me pozicionin anësor dhe mesfushor sulmues për klubin e Real Madrid dhe ekipin kombëtar të Spanjës, me sa duket po ridiskutohet kontrata e tij.
Real Madrid dhe Marco Asensio janë në prag të negociatave që do e përcaktojnë nëse e ardhmja e tij do të jetë po në këtë klub apo në ndonjë klub tjetër.
Kontrata e tij u nënshkrua në nëntor të 2014-tës ndërsa zyrtare u bë me 5 dhjetor. Kontrata e tij ishte gjashtëvjeçare me klubin e futbollit, Real Madrid.
Pasi kishte bërë parasezonin në ekipin e Real Madrid-it, ai ishte huazuar në klubin “Espanyol“ të La Ligës ku aty qëndroi deri në vitin 2017, pastaj u bë rikthimi i tij në Real Madrid.
Po në atë vit të rikthimit, ishte bërë edhe zgjatja e kontratës së tij deri në vitin 2023.
Megjithëse varet edhe propozimi financiar por ai dëshiron të qëndrojë, pozicioni i tij negociues është shumë i mirë, kanë bërë me dije drejtuesit e klubit.
Por nëse ai nuk nënshkruan në muajt në vijim atëherë ai do të jetë i lirë të largohet falas edhe pse drejtuesit e klubit besojnë se do të ketë marrëveshje të re pasi të bëjnë zgjidhje.
Kontrata e tij shihet të jetë prioritet për të deri në skadimin e saj në muajin qershor të vitit 2023.