“Marigona Osmani vdiq si pasojë e goditjeve të rënda”, Gjykata refuzon analiza shtesë

Me diskutime mes avokatëve mbrojtës e akuza për ndryshim të rrjedhjes së rastit të vrasjes së Marigona Osmanin, është shoqëruar seanca e sotme në Gjykatë të Ferizajt. Derisa eksperti mjeko ligjor ka treguar edhe njëherë se vdekja e të ndjerës ka ardhur si pasojë e goditjeve të rënda, avokati i të akuzuarit kryesor Dardan Krivaqa kërkoi ekspertiza shtesë e ekzaminim psikiatrik, porse u refuzuan nga Gjykata

Fotoilustrim, Dardan Krivaqa në njërën nga seancat ku u gjykua për vrasjen e Marigona Osmanit

38 lëndime të freskëta e 12 thyerje janë plagët që ishin evidentuar në trupin e 18 vjeçares Marigona Osmani gjatë ekzaminimit nga ekspertë të Mjekësisë Ligjore.

Këto lëndime e ndjera i kishte përjetuar sa ishte gjallë në gushtin e vitit 2021. Për mënyrën se si kishte ardhur deri tek vdekja e saj, edhe njëherë në gjykatë është paraqitur eksperti mjeko ligjor, Naim Halili, në rastin ku të akuzuar janë Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu.

“Ne e kemi përshkruar se vdekja e së ndjerës ka ardhur si pasojë e lëndimeve të shumëfishta… Përndryshe quhet politraumë të cilat kanë ardhur si pasojë e dëmtimit të organeve vitale trupore e krejt këto kanë qenë të shkaktuara nga mjetet mprehtëse”, ka thënë Haliti.

E kryetari i trupit gjykues u interesua për dhimbjet që mund t’i jenë shkaktuar viktimës.

“Tek ky rast duke mos e paragjykuar, dhimbjet kanë mundur të jenë posaçërisht të rënda sepse lëndimet kanë qenë të rënda.. ose dhimbje të rënda, kurse lëndimet unë e sqarova sepse te gjitha kanë qenë të shkaktuara për së gjalli dhe vdekjeprurëse disa prej tyre”, ka deklaruar Haliti.

Derisa, avokati mbrojtës i Dardan Krivaqës, pyeti se pse nuk janë bërë analiza toksikologjike dhe se cili do të mund të ishte ndikimi i tyre në këtë rast.

“Për temën për analizat toksikologjike a mundet me ndiku një shkallë e lartë e toksinës e hashashit dhe promodol në nxënie të frymës…”, ka deklaruar Skender Musa.

“Çdo toksinë që ndodhët mund të shkaktojë asfiksi, por në rastin konkret s’mund të paragjykojë”, ka deklaruar eksperti i IML-së, Haliti.

Ndërkohë që avokati i familjes së viktimës pati një pyetje, e cila edhe nxiti reagimin e avokatit të Krivaqës, i cili tha se nuk duhet të ketë inate në këtë rast.

“38 hematoma dhe 12 thyerje që janë konstatuar a munden këto me u shkaktu nga doza e vogël e mariuanës në gjak?”, ka thënë avokati Gazmend Rexhepi.

Madje avokati i Krivaqës kërkoi nga trupi gjykues që analizat toksikologjike të dërgohen jashtë shtetit dhe që i njëjti t’i nënshtrohet edhe njëherë ekzaminimit psikiatrik, por u refuzuan nga Gjykata.

Dardan Krivaqa e Arber Sejdiu janë duke u përballur edhe njëherë me drejtësinë, meqë aktgjykimi me të cilin Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm e Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim, u rrëzua nga Gjykata e Apelit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika