Marinsat Amerikanë dhe FSK-ja trajnohen së bashku

FSK ka treguar se qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e aftësive në mbështetje luftarake dhe ngritja e nivelit profesional të Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Trajnimi ka përfunduar të mërkurën

Foto nga trajnimi

Trajnimi i përbashkët në mes Policisë Ushatarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Marinsave Amerikanë ka përfunduar të mërkurën, në Kazermën “Adem Jashari”.

Në këtë trajnim, që përfshiu 25 pjesëtarë nga Policia Ushtarake e FSK-së dhe 15 nga Marinsat Amerikanë, pjesëtarët u trajnuan në neutralizimin e gjuajtësit aktiv, ndalesat e trafikut me rrezikshmëri të lartë, trajnim për armët jovdekjeprurëse, njëherësh edhe për negocimin me pengje dhe lirimin e tyre.

Foto nga trajnimi

FSK ka shkruar se qëllimi i këtij trajnimi ishte “ngritja e aftësive në mbështetje luftarake dhe ngritja e nivelit profesional të Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Foto nga trajnimi

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika