Mark Rutte emërohet shef i ri i NATO-s

“Rutte do të marrë detyrën nga 1 tetori 2024, kur skadon mandati i Stoltenbergut pasi ka kaluar dhjetë vjet në krye të aleancës”, thuhet në njoftimin e NATO-s

Aleatët e NATO-s e kanë emëruar të mërkurën kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si shefin e ardhshëm të NATO-s.

Kështu ka njoftuar NATO.

Siç u njoftua në faqen zyrtare të aleancës së NATO-s, Këshilli i Atlantikut të Veriut sot vendosi të emërojë Rutten në këtë post, i cili do ta pasojë Jens Stoltenbergun.

“Rutte do të marrë detyrën nga 1 tetori 2024, kur skadon mandati i Stoltenbergut pasi ka kaluar dhjetë vjet në krye të aleancës”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Stoltenberg, i cili ka 10 vjet në krye të NATO-s, tha se po e lë aleancën në “duar të sigurta” dhe e quajti Ruttes një lider të “fuqishëm transatlantik”.

“E mirëpres vendimin e aleatëve të NATO-s për ta zgjedhur Mark Rutten si pasuesin tim. Mark është një transatlantik i mirëfilltë, një lider i fuqishëm. I uroj atij sukses teksa ne vazhdojmë ta forcojmë NATO-n për sfidat e tanishme dhe të ardhshme”, ka deklaruar Stoltenberg.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika