Politologu dhe profesori në ‘Universitetin e Grazit’, Florian Bieber, është deklaruar rreth marrëveshjes në mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë në lidhje me litiumin.
Ai ka thënë se kjo marrëveshje më shumë u shërben interesave të BE-së sesa vlerave të saj. Kështu sipas tij, zgjerimi i BE-së “ka vdekur”.
“Mesazhi do të dëgjohet në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Një marrëveshje që i shërben BE-së është më e rëndësishme se vlerat. Me një qasje të tillë, zgjerimi i BE-së ka vdekur”, ka shkruar ai, ndër të tjera.
Tutje ai përmendi edhe protestat e vitit 2021 që ndaluan përpjekjet për nënshkrimin e kësaj marrëveshje.
Serbia do të bëhet qendër e furnizimit evropian me litium dhe me bateri. Kancelari gjerman Olaf Scholz, nënpresidenti i Komisionit të BE-së, Maros Sefcovic, dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç nënshkruan dje në Beograd një marrëveshje bashkëpunimi për shfrytëzimin e lëndëve të para dhe për prodhimin e baterive, veçanërisht për makinat elektrike.
Marrëveshja mes Serbisë dhe BE-së ka një vlerë prej disa miliardë eurosh.
Today, the EU and Germany exchanged democracy, rule of law & EU perspective for the Balkans for lithium. There are no independent institutions or media with national reach, no space for critical civil society in Serbia. 1/3
— Florian Bieber (@fbieber) July 19, 2024
Scholz në Beograd: Litiumi është po aq i rëndësishëm sa nafta dikur