25 vjet më parë, nëpërmjet një marrëveshje të quajtur “marrëveshja e Kumanovës”, u dha vula për kapitullimin e Serbisë.
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i ftuar në “FIVE”, ka shpalosur disa detaje të asaj kohe.
“Marrëveshja e Kumanovës ka ndodhur në momentin kur realisht Serbia nuk po them që u dorëzu, por nuk kishte më shpresa që do të ndalej lufta kundër saj. Në anën tjetër, forcat e NATO-s ishin gjithnjë më agresive më të foksuara në goditjet e caqeve që godisnin ekonominë dhe objektet ushtarake të serbisë, dhe kuptohet në marrëveshjen e Kumanovës u ndalën bombardimet dhe kjo është ajo që ka ndodh,” tha Haliti.
Teksa ishte mbajtur takimi për Marrëveshjen në Kumanovë, Haliti tregoi që tre liderët, Hashim Thaqi, Ibrahim Rugova dhe Rexhep Qosja, ndodheshin në Gjermani.
“Në Kumanovë ka diskutuar vetëm pala e NATO-s me Serbinë, në periudhën kur është mbajt takimi në Kumanovë lidhur me Marrëveshjen, tre liderët e atëhershëm që ishin Hashim Thaqi, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja ishin në Bonn të Gjermanisë dhe për t’i njoftuar lidhur me tekstin e marrëveshjes ka shkuar Daneverc ka qenë shef i OSBE-së në Shqipëri, bashkë me asistenten Ismije Beshiri dhe ua kanë dhënë tekstin për ta shiqu dhe për të dhënë ndonjë vërejtje, edhe ne e kemi parë tekstin, por mundësitë e vërejtjeve kanë qenë vetëm të tre liderëve,” u shpreh Geci.
Ndërsa shton se nuk beson që në atë kohë kishte vërejtje sa i përket marrëveshjes së Kumanovës.
“Nuk e di që ka pasur ndonjë vrejtje për marrëvsheje dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes që ka qenë njëfarë gëzimi i qytetarëve edhe pse sot ka vërejtje, pas nënshkrimit jam takuar me Hashimin në Ljublanë, ndërkohë më ka thirrë drejtori i zbulimit shqiptar, Fatos Klosi, më ka thënë duhet të vish në Shqipëri sepse do të fillojmë bisedimet për demilitarizim.”
Fatos Klosi ka qenë njeriu më i angazhuar e i rëndësishëm në kohën e luftës në Shqipëri, i cili, sipas Halitit, e ka kryer detyrën shumë mirë.
INTERVISTA E PLOTË: