Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Toci: Serbia gjithmonë gjen një armik, sikur këtë të aleancës ushtarake

Çlirim Toci, kolonel forcave shqiptare në një linjë direkte në FIVE në RTV Dukagjini ka folur lidhur me reagimin e Beogradit zyrtar ndaj marrëveshjes ushtarake mes Kroacisë-Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë arsye që Serbia të reagoj.

‘’Jam shumë i çuditur pse presidenti Vuçiq shqetësohet shumë për një marrëveshje që është nënshkruar ndërmjet Kosovës-Shqipërisë dhe Kroacisë e që ka të bëjë me fushën e mbrojtjes, një marrëveshje që është e drejta e çdo shteti që ta nënshkruaj’’, ka thënë ai.

‘’Është një marrëveshje transparente që nuk kërcënon asnjë vend në Ballkan duke përfshi edhe vet Serbinë’’, ka thënë ai.

Toci ka thënë se Serbia siç duket çdo herë do të gjejë një arsyetim, shkak ‘armik’ kështu ka thënë edhe ka thënë në Bruksel kryeministri Plenkoviq.

‘’Në këtë rast ka gjetur marrëveshjen në fushën e mbrojtës të të tirja vendeve për të justifikuar situatën jostabile e cila ndodhet në Beograd prej dy muajsh për arsye të protestave të shumta’’, është shprehur ai.

Shija e redaktorit

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Të fundit nga rubrika