Marrëveshja me Elektroserverin, Bislimi: Pas më shumë se 20 vjetësh po i jepet fund mospagesës së rrymës në veri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka komentuar nënshkrimin e kontratës komerciale midis KEDS-it dhe kompanisë Elektroserver. Ai ka theksuar se ky hap paraqet një zhvillim drejt normalizimit të furnizimit me energji dhe faturimit në katër komunat në veri të vendit

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se me nënshkrim e kontratës komerciale në mes të KEDS-it dhe kompanisë Elektroserver është bërë një hap tutje drejt normalizimit të furnizimit me energji dhe faturimit në katër komune në veri të vendit.

Bislimi ka thënë se duhet të vazhdohet përpara me hapat e tjerë për t’i dhënë fund pas më shumë se 20 vjetësh mospagesës së rrymës në ato pjesë të vendit.

“Me nënshkrimin e kontratës komerciale ndërmjet KEDS-it dhe Elektrosever, sipas pikës 3 të Udhërrëfyesit për Marrëveshjen e Energjisë, u bë një hap tutje drejt normalizimit të furnizimit me energji dhe faturimit në katër komunat në veriun e Kosovës.  Më shumë se 1 vit pas dakordimit mbi udhërrëfyesin e pasi pala jonë i përmbushi menjëherë obligimet e saj që derivojnë nga marrëveshja, Elektrosever pranoi ta nënshkruajë kontratën. Operimi edhe në veri do të ndodhë brenda kornizës ligjore e rregullative të Republikës së Kosovës, ashtu siç në të gjithë territorin e vendit tonë.

Tash duhet të ecet tutje edhe me hapat e tjerë të nevojshëm për t’i dhënë fund pas më shumë se 20 vitesh, ilegalitetit në mospagesë të rrymës”, ka shkruar Bislimi.

Më tej, ai ka theksuar se Kosova ka luajtur një rol konstruktiv dhe ka zbatuar detyrimet.

“Kosova vazhdimisht ka luajtur një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet e saj, andaj dhe presim e kërkojmë të njëjtën gjë nga pala tjetër, për ta përfunduar këtë proces, ka përfunduar”.

E këtë marrëveshje e komentoi edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili u shpreh “i kënaqur”.

Sipas tij, kjo marrëveshje shmang mundësinë,që qytetarët në veri të Kosovës të mbetën pa energji elektrike.

“Ende jemi duke i shikuar detajet, do të vijojë nënshkrimi i kontratës me popullatën. Siç e dini, vetëm 11 për qind e banorëve të veriut kanë paguar rrymë. Jemi të kënaqur që KEDS-i dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje, kështu që shmangia e çdo mundësie që njerëzit në veri të Kosovës të mbesin pa rrymë, në fund të fundit është gjëja më e rëndësishme për ne…”, ka thënë Vuçiq, gjatë së dielës (dje).

Kujtojmë se më 21 qershor të viti të kaluar, Kosova dhe Serbia e nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes për Energji, që ishte arritur më 2013 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika