Marrëveshja me Serbinë, Mushkolaj: Kurti thotë se është e mirë vetëm se e ka nënshkruar vetë

Analisti politik, Imer Mushkolaj në emisionin Debat Plus.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, e ka kritikuar intervistën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në emisionin Debat Plus, pasi sipas tij, ai ka qenë i frustruar dhe i ashpër gjatë gjithë kohës.

Po ashtu, Mushkolaj e ka komentuar edhe pjesën ku kryeministri Kurti ka thënë se marrëveshja e arritur me Serbinë në kuadër të planit evropian është e mirë, pasi premton një të ardhme më të mirë.

Por, analisti Mushkolaj duke perifrazuar kryeministrin Kurti, ka thënë se këtë marrëveshje e konsideron të mirë vetëm sepse e ka nënshkruar ai.

“Sa i përket marrëveshjes, atë që kuptova prej kryeministrit është se sipas kuptimit tim, po them se si e kuptova unë, është se marrëveshja nga ana e tij ‘është e mirë se e kam nënshkruar unë. Por, po të isha më herët do ta kritikoja këtë marrëveshja që e kam nënshkruar”.

“Domethënë është interesant qysh e dha shpjegimin, ashtu siç e kuptova unë se ai e ka nënshkruar një marrëveshje sepse është detyruar ta nënshkruajë, pavarësisht në një situatë tjetër më komode nuk do ta kishte pranuar apo do ta kishte kritikuar siç bëjmë ne analistët apo edhe një pjesë e madhe e gazetarëve, opinionistëve, dhe opozitës”, është shprehur ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika