Marrëveshja në Ohër – Kurti të enjten do të raportojë në Kuvend

Të enjten do të mbahet seancë e re, ku do të ketë raportim të kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Ohër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se të enjten do të mbahet seancë e re, me ç’rast do të raportojë kryeministri Albin Kurti për takimin në Ohër mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut të nivelit të lartë mes të dyja vendeve.

Kusari-Lila ka thënë se paraprakisht do të hidhen për votim tri marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat dështuan të miratohen seancën e kaluar.

“Të enjtet do të mbahet seancë plenare, ku do të hidhen për votim tri marrëveshjet ndërkombëtare që mbetën nga seanca e kaluar. Dita e enjte do të fillojë me votimin e këtyre marrëveshjeve dhe më pastaj raportimi i kryeministrit për takimin në Ohër”, tha Kusari-Lila.

Kusari-Lila, gjithashtu, njoftoi se edhe të mërkurën do të ketë seancë, ku në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

“Kurti do t’i drejtohet edhe Kuvendit ditën e enjte, sa i përket pikave specifike të asaj marrëveshjeje të dakorduar, e cila nuk është nënshkruar nga ana e Serbisë. Siç e dini parashihet që deklarata për personat e pagjetur, e cila tashmë vetëm është e dakorduar, por ka mbetur e panënshkruar të jetë pikë e zbatimit dhe kjo ka hy si një prej pikave që është pika e tretë funksionale apo pika e katërt me radhë që janë dakorduar, por nuk janë nënshkruar”, ka deklaruar tutje ajo.

Mimoza Kusari-Lila gjatë konferencës së mbajtur më 20 mars 2023.

Ndërsa, e pyetur se cili do të jetë qëndrimi i grupit parlamentar të LVV-së në rast se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do të votohet në Kuvend, Kusari-Lila theksoi se paraprakisht duhet të nënshkruhet një marrëveshje.

“Për t’u sjellë marrëveshja në Kuvend, duhet të ketë marrëveshje të nënshkruar. Në Ohër ka pasur dakordim në parim, deri më tash nuk ka material për t’u sjellë në Kuvend. Nëse sjellët në Kuvend, do ta shqyrtojmë materialin”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Kusari, më tej, ka theksuar se në Ohër ka pasur një marrëveshje parimore, ndërsa plani i mëtutjeshëm mbetet për t’u parë.

“Ajo çfarë duhet të them është që do të varet shumë që nga ana e ndërmjetësit për arsye garantuesi kryesor në mungesë të nënshkrimit nga ana e Serbisë mbetet BE-ja dhe ShBA-ja, e që tashmë këto pika të marrëveshjes do të jenë pjesë e kapitullit 35 për Serbinë në procesin e integrimit, gjë e cila në rast se nuk zbatohet do ta ndalë komplet procesin e integrimit te Serbisë. Kjo është garancia e vetme për Kosovën, qasja dhe sanksionet ndërkombëtare në raport me procesin e integrimit, pasi është i rëndësishëm procesi i integrimit për Kosovën”, është shprehur tutje ajo.

Bashkimi Evropian e ka quajtur si shumë të suksesshëm takimin e 18 marsit në Ohër, mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq.

BE-ja ka thënë se të palët janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Por, edhe kësaj radhe nuk kanë munguar interpretimet e ndryshme të palëve rreth asaj se çfarë marrëveshje është arritur.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika