Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, marrëveshjen për energjinë, e cila është arritur të martën në Bruksel, e ka quajtur lajm të mirë.
Ai ka thënë se ky është rezultat i punës së qeverisë, e cila udhëheqet nga vetë Kurti.
“Është lajm i mirë që është arritur dakordimi pas bisedimeve të gjata e takimeve të shumta, kjo është rezultat i punës tonë të palodhshme dhe i qëndrimeve tona parimore. Në bazë të ligjit dhe kushtetutshmërisë së Kosovës në bazë të rregullave tona ka ndodhur dakordimi më në fund për zbatimin e udhërrëfyesit që do të mundësojë inkasimin e energjisë elektrike të konsumuar edhe në veri të lumit Iber, në komunat atje”, është shprehur Kurti, shkruan KP.
Sipas tij, kjo ujdi e arritur në mes dy palëve do të mundëosje edhe ruajtjen e buxhetit.
“Ka qenë një dëmtim i madh i buxhetit, një padrejtësi e jashtëzakonshme që na është bërë në këto vite andaj me këtë dakordim po i vjen fundi dhe po mundësohet që për energjinë e konsumuar edhe të paguhet ajo energji nga të gjithë qytetarët, ashtu që të gjithë të jemi të barabartë dhe të mos dëmtohet buxheti”, shtoi ai.
Udhërrëfyesi i zbatimit të marrëveshjeve energjetike
Me qëllim të tejkalimit të krizës dhe problemeve në sektorin e energjisë, duke marrë parasysh Marrëveshjet në lidhje me Energjinë e datës 8 shtator 2013 dhe konkluzionet e lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013 të datës 24 gusht 2015, është rënë dakord për sa vijon Udhërrëfyesi:
1: ZRRE do t’i lëshojë një licencë furnizimi Elektroserver. ZRRE do të sigurojë pajtueshmërinë me kushtet e përcaktuara me licencën e furnizimit, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës.
2: Brenda shtatë ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektroserver do t’i ofrojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit të disponueshme për konsumatorët, përmes BE-së.
3: Brenda 10 ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektroserver do të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT-in dhe KEDS-in për të operuar në tregun energjetik të Kosovës, d.m.th. Përgjegjësia me KOSTT-in, Marrëveshja e Kyçjes me KEDS-in, dhe një marrëveshje komerciale me KEDS-in për ofrimin e shërbimeve të shpërndarjes (faturimi, arkëtimi, mirëmbajtja dhe kyçja fizike e konsumatorëve të rinj), në katër komunat veriore me shumicë serbe, sipas paragrafit 1 të nenit. 5 të Marrëveshjes 2013.
4: Brenda 15 ditësh të nënshkrimit të marrëveshjeve teknike me KOSTT, Elektrosever do të sigurojë një Kod identifikimi energjetik, me qëllim që anticipojnë në licencën e furnizimit.
5: Në pajtueshmëri me art.14 i marrëveshjes së vitit 2015, brenda 30 ditësh për liqencën e furnizimit KEDS dhe KOST, do të kenë akses në substacionin Valac/Vallaq, gjithashtu edhe të tjera transmisione dhe në infrastrukturën shpërndarëse.
6: Brenda 45 ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, KOSTT dhe KEDS, pas konsultimit me Elektroserver, do t’i dorëzojnë ZRrE-së planin e investimeve dhe kostot e kërkuara të mirëmbajtjes dhe humbjet e rrjetit, bazuar në konsideratat e hollësishme të infrastrukturës ekzistuese.
7: Brenda 21 ditësh, pas hyrjes në fuqi të planit investues dhe kostos së kërkuar për mirëmbajtje dhe kostos së shtrirjes, ERO do të aprovojë në parim këto plane, kosto, edhe shpenzime.
8: Në rast të mospërputhjes me dispozitat e këtyre Konkluzioneve të rënë dakord pas 100 ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, ZRRE mund të vendosë, të pezullojë ose të tërheqë licencën e furnizimit të dhënë për Elektrosever, me kusht që të konsultohet paraprakisht ndërmjet palëve lehtësuar nga BE-ja, gjatë një periudhe maksimale prej 15 ditësh. BE-ja do të japë një opinion ekspert, nëse kërkohet nga të paktën njëra nga palët.
9: Zbatimi i suksesshëm i udhërrëfyesit të dakorduar është pa paragjykim ndaj detyrimeve të palëve për të zbatuar plotësisht Marrëveshjet e Energjisë nga 2013 dhe 2015.