Marrëveshja Vuçiq-Dodik, Kajtazi: Vazhdim i ideologjisë serbe të gjenocidit

Marrëveshja që pritet të nënshkruhet midis Qeverisë së Serbisë dhe Republikës Srpska, "për mbrojtjen e të drejtave dhe të ardhmen e popullit serb", është cilësuar nga eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi si një vazhdim i ideologjisë serbe të gjenocidit

“Deklarata për Mbrojtjen e të Drejtave Kombëtare dhe Politike dhe të Ardhmen e Përbashkët të Popullit Serb”, që pritet të nënshkruhet nga Qeveria e Serbisë dhe Republika Srpska, nuk është as më pak e as më shumë sesa vazhdim i ideologjisë serbe të gjenocidit, ka thënë njohësi i çështje të sigurisë, Fadil Kajtazi.

Kjo ideologji fashiste e zgjerimit dhe spastrimit etnik, sipas Kajtazit, është kamufluar nën sloganin “bota serbe” dhe si gjithmonë po zhvillohet nga trinomi; Kisha Ortodokse Serbe, Akademia e Arteve dhe Shkencave dhe politika serbe.

Kjo që po ndodh tani me këtë marrëveshje është pikërisht një vazhdim i ideologjisë serbe të gjenocidit, i kamufluar tani në një slogan tjetër, Bota serbe. Mirëpo, si program përpos zaptimit të tokave ku jeton një serb është toke serbe apo ku është një varr serb është toke serbe parashihet edhe spastrimi etnik.

Kjo gjatë gjithë historinë që nga plani “Naçertanja” deri te memorandumi i viti 1980 të gjitha ka qenë në programet, në këtë funksion, në zgjerim dhe spastrim etnik. Nuk është diçka e re që po ndodh në këto marrëdhënie, ka qenë gjithmonë aktive në tavolinë. Tani ka filluar të shpërfaqet për shkak të një konteksti të ri gjeopolitik që është krijuar me luftën në Ukrainë…”, ka thënë Kajtazi në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika