Marrëveshje Serbi-Rusi për gazin, BE në heshtje

Serbia ka arritur një marrëveshje për furnizim me gaz natyror nga Rusia. Dakordimi do t’ia mundësoj Serbisë furnizimin me gaz me një çmim shumë më të ulët. Në Serbi marrëveshja po lavdërohet nga aspekti ekonomik, por po vlerësohet se Rusia kërkoi diçka në kumbim. E në Kosovë thonë se Bashkimi Evropian duhet të shtojë trysninë ndaj Serbisë

Në një kohë sanksionesh për Rusinë, Serbia ka vendosur që të bëjë një marrëveshje të re me Moskën.

Bëhet fjalë për një ujdi për furnizim me gaz, e cila u bë e ditur pas një bisede telefonike mes presidentit serb Aleksandër Vuciq dhe atij rus, Vladimir Putin.

Sipas kësaj marrëveshje, Rusia do ta furnizoj Serbinë për tri vitet e ardhshme me gaz natyror, me një çmim shumë të lirë.

Në Serbi marrëveshja po shihet me shumë përfitime nga aspekti ekonomik, por jo edhe aq nga ai politik.

Analisti nga Serbia, Dusan Janjiq thotë për Televizionin Dukagjini se i ka dyshimet e tij rreth marrëveshjes.

“Pas bisedimeve me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar opinionin se elementet e marrëveshjes së re të gazit janë rënë dakord për tre vjet dhe jo për një muaj siç spekulohej dhe me çmimin më të ulët në Evropë. Ky është sigurisht një lajm i mirë për qytetarët e Serbisë, por pyetje është se çfarë është kërkuar në këmbim. Kjo ndoshta do të diskutohet kur Sergei Lavror të vijë në Beograd” ka thënë analisti Janjiq.

Analisti nga Serbia, Dusan Janjiq

Në Beograd gjatë ditës së hënë është duke qëndruar komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së, Olivér Várhelyi.

Sipas analistit Visar Ymeri BE-ja duhet ta shtojë trysninë ndaj Serbisë.

Analisti, Visar Ymeri

“Trysnia ndaj Serbisë do të filloj të shtohet. Kjo nuk është ndonjë trysni që t’i thuhet bëje këtë ose atë, por kërkesë për një përcaktim të qartë. Në këtë riorganizim global, Serbia dhe Vuciqi duhet të tregoj qartë se me kë është dhe unë mendoj që Perëndimi dhe veçanërisht Bashkimi Evropian do t’ia thonë shumë shpejtë Serbisë se nuk mund të jesh me dyjat” ka thënë Ymeri.

E profesori Arben Fetoshi vlerëson se BE-ja në shumë mënyra mund ta kushtëzojë Serbinë.

“Qasja ledhatuese e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë mendoj që duhet të marrë fund. Bashkimi Evropian ka një varg instrumentesh për me e rritë presionin mbi Serbinë. Në këtë rast do ta përmendja vetëm një, që ta kërcënojë Serbinë me suspendim të negociatave për anëtarësim, do të duhej  të ishte një prej shenjave që BE-ja i kundërpërgjigjet kësaj qasje të dyfishtë me dy karriga të Presidentit të Serbisë” është shprehur Fetoshi.

Profesori, Arben Fetoshi

Furnizimi i Serbisë me gaz nga Rusia, është paralajmëruar tash e një kohë nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Madje, furnizimet me gaz ishin tema kryesore e vizitës së Vuçiqit në Rusi më 25 nëntor të vitit të kaluar.

Për marrëveshjen ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Ai në një reagim në twitter, ka thënë se Putin dhe Vuçiq nuk kanë nevojë më të takohen për të arritur marrëveshje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika