Marsh në Prishtinë në mbështetje të Palestinës (VIDEO)

Të shtunën e 28 tetorit në Prishtinë nën organizimin e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist po mbahet marsh protestues në mbështetje të Palestinës.

Ky marsh po mbahet si shenjë solidarizimi me popullin palestinez.

Një numër qytetarësh kanë marrë pjesë në këtë protestë.

“Në solidaritet me Palestinën”, “Liri për Palestinën”, ishin disa nga pankartat që protestuesit kanë mbajtur në duar.

Ndryshe, sot, Agjencia për shëndetësi e Kombeve të Bashkuara dhe grupe të tjera të ndihmës thanë më 28 tetor se nuk janë në gjendje të komunikojnë me ekipet e tyre në Rripin e rrethuar të Gazës, përderisa po vazhdojnë bombardimet izraelite dhe sulmet tokësore.

No description available.

Izraeli është zotuar se do të zhdukë Hamasin, grup që kreu sulme në jug të Izraelit më 7 tetor. Deri më tani, si pasojë e dhunës mbi 7.300 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës dhe mbi 1.400 izraelitë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika