Marshim nga serbët në Mitrovicën e Veriut, brohoritet “Llune”

Afër urës së Ibrit në Mitrovicën e Veriut, ka nisur një marsh i serbëve lokalë. Siç mëson Dukagjini, disa nga marshuesit mund të jenë pjesë e ekipit të kick-boxit, ekip trajner i së cilit është “Llune”. Ky i fundit u arrestua gjatë të martës nga Policia e Kosovës

Një marshim i serbëve në Mitrovicën e Veriut gjersa thërrasin emrin e Milun Milenkovic, i njohur me nofkën “Llune”.

Siç mëson Dukagjini, disa nga marshuesit mund të jenë pjesë e ekipit të kick-boxit, ekip trajner i së cilit është “Llune”. Nga ana tjetër, organizuesi i marshimit nuk dihet.

Asnjë pjesëtar i Listës Serbe nuk është parë në marshim.

Protestuesit janë afër urës së Ibrit, ku po qëndrojnë karabinierët dhe forcat e Policisë së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar të martën se Policia e Kosovës ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Ai kishte deklaruar më vonë atë ditë se “Llune” nuk paraqiste një emër të ri për sulmet kriminale.

Sipas Sveçles, në të kaluarën, “Llune” kishte sulmuar edhe pjesëtarë të forcave ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika