Marshimi i ushtrisë në Mitrovicë, Mehaj: Është ushtrim i rregullt

Me anë të një postimi në Facebook, ministri i Mbrojtjes Mehaj ka deklaruar se marshimi i Ushtrisë së Republikës së Kosovës nuk ka të bëjë me situatën e sigurisë në veri të vendit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se marshimi i Ushtrisë së Kosovës gjatë së premtes në Mitrovicë paraqet një ushtrim të rregullt.

Me anë të një postimi në Facebook, Mehaj ka deklaruar se marshimi i ushtrisë nuk ka të bëjë me situatën e sigurisë në veri të vendit.

“Sot Regjimenti i tretë kanë realizuar marshimin kondicional i cili ka qenë i planifkikuar për 215 ushtarë tanë. Marshimi në Mitrovicë ka filluar nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër dhe është bërë kthimi sërish në kazermë. Marshime të tilla janë të rregullta, ky ushtrim gjithashtu ka qenë në kuadër të planit vjetor dhe është realizuar sot, prandaj bëjmë apel tek të gjithë që aktiviteteve të tilla mos t’iu jipet konotacion tjetër. Marshimi nuk ka të bëjë asgjë me situatën e sigurisë në veri të Republikës”, ka shkruar Mehaj.

Ky i fundit i ka lutur qytetarët e Republikës së Kosovës që të mos bien pre e lajmeve të rreme, gjersa theksoi se përgjegjësinë për sigurinë e qytetarëve e ka Policia e Kosovës.

“Përgjegjësinë për sigurinë e qytetarëve tanë e ka Policia e Kosovës e cila është në krye të detyrës dhe është duke kryer me shumë sukses punën e saj. Ju lutem mos të iu besoni dezinformatave dhe lajmeve të rreme.”, ka shkruar ai.

Të premten, regjimenti i tretë kanë realizuar marshimin kondicional të planifikuar për 215 ushtarë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika