Marshojnë sërish qytetarët e Koçanit për tragjedinë në “Pulse”, kërkojnë drejtësi për viktimat

Me moton “Reagim i vonuar” sot në Koçan është mbajtur marshi i dytë protestues, që e organizuan familjet e të pësuarve në zjarrin tragjik në diskotekën “Puls”.

Në mënyrë simbolike, pjesëmarrësit në marshin janë nisur nga Parku i Revolucionit në ora 12 e 5 minuta, me çka e kanë shprehur pakënaqësinë nga reagimi vonuar i institucioneve kompetente, si një nga shkaqet për tragjedinë e madhe.

Në qetësi dhe heshtje, kolona prej disa qindra qytetarëve, kaloi në Qendrën tregtare shkurt, duke u ndalur para kafenesë, pronari i së cilës e ka mbajtur edhe diskotekën, e prej aty u nisën para ndërtesës së Komunës së Koçanit, ku gjenden edhe hapësirat e Inspektoratit shtetëror të tregut.

Me një minutë heshtje para Stacionit policor, qytetarët e kanë shprehur pakënaqësinë nga reagimi jo me kohë për t’u penguar katastrofa, e pastaj para Gjykatës themelore dhe Prokurorisë themelore publike kërkuan informata për procedurën e deritanishme hetuese, raporton Telegrafi.

“Kërkojmë llogari për atë që është punuar”, ishte porosia e vetme e zëshme që e kanë brohoritur para Prokurorisë, ndërsa e njëjta ishte shkruar edhe në një nga pankartat.

Qytetarët në marsh mbanin pankarta me mbishkrime si “Engjëjt tanë meritojnë drejtësi”, “Stop drejtësisë selektive”, “Kjo nuk është fatkeqësi, kjo është vrasje” e të ngjashme. Pastaj ata u kthyen në pikën e tyre të nisjes në Park dhe paralajmëruan se protesta të tilla do të vazhdojnë deri në zbulimin dhe ndëshkimin e autorëve të ngjarjes tragjike.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika