Modelja e famshme shqiptare Lushtaku është martuar me futbollistin turk Demiral. Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja e njohur, ku në rrjetin social instagram ka ndryshuar të dhënat personale duke bërë mbiemrin e saj Demiral, si dhe duke shkruar “nënë& e martuar”.
Nuk dihet nëse çifti kanë bërë ndonjë ceremoni, apo vetëm janë kurorëzuar.
Dyshja janë bërë prindër të një djali para 3 muajsh. Për lindjen e djalit, çifti kishin njoftuar një muaj më pas.
Modelja e famshme shqiptare kohë më parë ka qenë e fejuar me boksierin Robin Krasniqi.
Ndërsa, para një muaji, Robin Krasniqi është martuar me modelen Marigona Krasniqi.