“Masa e sigurisë” ndaj Serbisë, s’ka datë për mbërritjen e skanerëve për pikat kufitare

Më 7 tetor të vitit të kaluar, Kosova lehtësoi masën e sigurisë për mallrat që hyjnë nga Serbia nëpërmjet Merdares, por Dogana ende nuk është pajisur me skanerët e nevojshëm për heqjen e kufizimit në pesë vendkalimet tjera. Megjithëse në zhvillim janë tri procese prokurimi, nuk ka datë për mbërritjen e skanerëve

Afër gjashtë muaj nga vendimi i Qeverisë për lehtësimin e masës së sigurisë, në kontrolle të shtuara, për mallrat që hyjnë nga Serbia nëpërmjet Merdares, në pesë vendkalimet tjera me këtë fqinj kufizimi mbetet në fuqi.

Derisa pajisja me skanerë me rreze X, statikë e mobilë, mbetet parakusht për lehtësimin e masës edhe në Bërnjak, Jarinje, Mutivodë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, aktualisht në zhvillim janë tri procese të ndara për blerjen e tyre.

Krahas procesit të prokurimit që e udhëheq Dogana për dy skanerë – grant nga Banka Botërore – për furnizimin me pajisje të tilla, prokurim kanë nisur edhe Gjermania nën lehtësimin e GIZ-it, si dhe Ambasada Amerikane.

Megjithatë, ende nuk ka një datë për mbërritjen e skanerëve nga asnjëri proces.

Dogana e Kosovës tha se “Është vështirë e realizueshme të parashihet koha e liferimit të dërgesave të skanerëve për faktin se prodhuesit rëndom prodhojnë sipas parimit make-to-order dhe nuk mbajnë stok të skanerëve te gatshëm”.

Duke konfirmuar se prokurimi është në vijim, Ambasada Gjermane i tha Dukagjinit se procesi është i ndërlikuar dhe kërkon kohë e konsideratë.

“Gjermania mbetet plotësisht e përkushtuar që të mbështesë Qeverinë Kosovare në sigurimin e skanerëve të nevojshëm në kalimet e saj kufitare. Procesi i prokurimit, aktualisht në vijim, përfshinë vlerësimet e tërësishme për t’u siguruar që janë identifikuar zgjidhjet më efektive për sfidat specifike në kufi. Për shkak të kompleksitetit të projektit, ky proces kërkon kohë dhe konsideratë. Të gjitha përpjekjet po ndërmerren në bashkëpunim të ngushtë me GIZ-in, institucionet relevante të Qeverisë Kosovare, BE-së dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë”.

Megjithatë, Gjermania vlerëson se lehtësimet mund të bëhen edhe më herët.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha “Njëkohësisht, Ambasada Gjermane mbetet aktivisht e angazhuar në monitorimin e procesit të inspektimit në Kalimin Kufitar në Merdare. Masat shtesë nga autoritetet kosovare për të lehtësuar lëvizjen ndërkufitare të mallrave mund të sjellë përmirësim të ndjeshëm për kompanitë kosovare, gjermane dhe ndërkombëtare. Me theks, përmirësime të tilla mund bëhen me shpejtë, pa kërkuar pajisje të reja, si rrjedhojë duke krijuar ndikime pozitive për bizneset dhe ambientin biznesor në Kosovë dhe në rajon”.

Ambasada e SHBA-së, ndërkaq, nuk dha detaje.

Qeveria vendosi masën e sigurisë ndaj mallrave nga Serbia më 2023, si përgjigje ndaj rrëmbimit nga forcat serbe të tre policëve kosovarë në fshatin Bare në Leposaviq.

“Prandaj kemi kërkuar skanerë, që maunja të hyjë në skanerë. Kur maunja të hyjë në skanerë, atëherë tregon që nuk janë krejt keksa aty”.

Përkundër lehtësimeve për shkak të CEFTA-s, Kosova refuzon heqjen e tërësishme të masës së sigurisë, veçmas pas sulmit terrorist paramilitar në Banjskë, si dhe gjetjes dhe konfiskimit armëve dhe municionit në aksione e raste të ndryshme.

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika