Masakra e Reçakut, dhimbja që nuk përfundon asnjëherë

Torturë e pashërueshme e një ndër tmerret më të mëdha, janë disa nga përshkrimet që të mbijetuarit e masakrës së Reçakut, ia bëjnë ditës së 15 janarit të 1999, ku forcat serbe vranë e masakruan 45 persona. Tek kanë kaluar 25 vite nga kjo masakër, familjarët e të vrarëve thonë se iu është zbehur besimi se kryerësit do dalin para drejtësisë

Lotët e dhimbja për vajzën e bashkëshortin që forcat serbe ja vranë e masakruar më 15 janar të 1999, nuk i pushuan asnjëherë, Hyra Mehmetit.

Fjalët janë të pakta, derisa thotë se kryerësit e masakrës së Reçakut, vazhdojnë të jenë të lirë.

“Deri sot s’kanë bë kurgja ata po enden hala të lire ata që na i kanë mbyt, me fol s’mundem me fol sen. Burrin çiken djalin e plagostë…”, tha Hyra Mehmeti – Familjare.

Afër burrit e vajzën e Hyres, ishte familjari i tyre, Agron Mehmeti, i cili ditën e 15 janarit të atij viti e përshkruan krim kundër njerëzimit, e një traumë zor të tejkalueshme.

“Atë ditë ka ndodhur krim kundër njerëzimit i gjithë fshati ka qenë I rrethuar nga shumë forca, ushtarake policore serbe, dhe pas pas granatimit kanë hyre derë me derë e shtëpi në shtëpi, I kanë nxjerr të gjithë, njerëzit, shumë afër meje është vrarë agja im, ka qenë krim vetëm tash pas 25 viteve me mendu gjeneratat e hershme me pa film, edhe 3 a 4 ditë kanë me pa trauma e kjo që është ngjarje e vërtet’, tha Agron Mehmeti – i mbijetuar.

Të tmerrshme atë se çka ndodhi 25 vite më parë, në Reçak e përshkruan edhe i mbijetuari tjetër, Aziz Beqiri, e i cili edhe kishte varrosur viktimat.

“Tmerr më i madh nuk e di qysh me thënë, krejt i kemi bajt ne me këta shok, i kemi bartë i kemi tubu e kemi varros mas 2 muaji, tmerri më i madh u kanë kur i kanë lëshu për me i varros, u dashtë me i rreshtu si kanë qenë me familje, ka qenë tmerr i madh”, tha Azizi Beqiri- i mbijetuar.

Thirrja e të mbijetuarve e familjarëve është që institucionet të mos ndalen derisa të gjithë kryerësit e masakrës të vihen para drejtësisë, ndërkohë që thonë se dëshmitë e tyre përveç në organet vendore, janë edhe në ato ndërkombëtare.

“Unë kam dëshmuar në 2002 në tribunalin e Hagës, kundër Millosheviqit, dëshmia ime është pranuar nga gjykata por ai nuk arriti me marr dënimin e merituar, edhe pse ka qenë vetëm urdhërdhënësi dhe kryekasapi i Ballkanit, ai ka pas edhe komandë zingjirore dhe këta s’kanë marr ende dënimin e merituar”, tha Agron Mehmeti – i mbijetuar.

Ndërkohë që kompleksi memorial në Reçak, priti edhe shumë qytetarë të vendeve të tjera, tek e cilësuan si vend historik, e bënë thirrje për liderë politik.

“Ky vend është që vijnë njerëzit e vizitojnë është vend Historik. Unë përherë vijë”, tha Shefki Hajdari- Qytetar.

“Pozitë e opozitë duhet me u bashku me i lanë inatet, edhe duhet me u bashku deri te krym punën me Serbinë, mos me ngajt për parti”, Halit Hetemi – Qytetar.

Mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999 forcat serbe vranë 45 civilë, ndërkohë që po kjo masakër alarmoi bashkësinë ndërkombëtare për të kthyer vëmendjen nga Kosova.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika