Masakra e Srebrenicës-Kuvendi i Kosovës mban seancë në përkujtim të viktimave

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë dy seanca. Njëra prej tyre do të jetë seancë e jashtëzakonshme për përkujtimin e viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë- Bosnje e Hercegovinë. E tjetra do të jetë seancë plenare, ku parashihet 32 pika të rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë dy seanca. Njëra prej tyre do të jetë seancë e jashtëzakonshme për përkujtimin e viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë- Bosnje e Hercegovinë. E tjetra do të jetë seancë plenare, ku parashihet 32 pika të rendit të ditës.

Ajo pritet të fillojë në orën 9:30.

Ndërsa seanca tjetër është paraparë të fillojë në orën 10:00 dhe është vazhdim i seancës së kaluar.

Në rend dite në këtë seancë janë gjithsej 32 pika.

Për shkak të punimeve në sallën e seancave të Kuvendit, seancat do të mbahen në një sallë tjetër.

“Seancat do të jetë e hapur për të gjitha mediat e akredituara në Kuvend. Megjithatë, duke pasur parasysh hapësirën mjaft të kufizuar të sallës, lusim mediat që ta marrin në konsideratë edhe mundësinë alternative të transmetimit të seancës nëpërmjet Livestream në uebfaqen e Kuvendit apo transmetimit në kanalin e Kuvendit në Youtube”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndryshe, Bosnja e Hercegovina sot shënon 29 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Qeveria e Kosovës ka shpallur 11 korrikun Ditë Përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë, mban një minutë heshtje.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Më 9 korrik 1995, udhëheqësi atëhershëm serbëve, Radovan Karagjiq, lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën. Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë duke marrë peng 30 prej tyre.

29 vjet nga gjenocidi i Serbisë në Srebrenicë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika