Masakra e Stagovës, Haradinaj: Kjo trevë e dëshmoi veten edhe në luftën e fundit për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në 25-vjetorin e masakrës në Stagovë të Kaçanikut, ka thënë se Kaçaniku me rrethinë i ka dalur “zot” atdheut në të gjitha etapat dhe se kjo trevë e ka dëshmuar veten edhe në luftën e fundit për liri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke bërë homazhe në Stagovë të Kaçanikut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në 25-vjetorin e masakrës së Stagovës në Kaçanik, ku është shprehur se kjo rrethinë i ka dalur “zot” atdheut në të gjitha etapat.

Haradinaj ka thënë se gjatë kohës kur ishte në Stagovë kishte përjetuar ndjenja dhimbjeje por edhe krenarie.

“Nderuam dëshmorët; Kemajl Thaqi dhe Ekrem Gudaqi, të cilët ranë nën udhëheqjen e Komandantit tanimë Hero i Kosovës, Agim Bajrami. Po ashtu, me respektin më të lartë, nderuam martirët e rënë më 21 Maj 1999; Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Baki Bela, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së është shprehur se aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të NATO-s nuk është thjesht një partneritet strategjik, është zotim për të hapur rrugët e suksesit dhe përparimit për brezat e ardhshëm.

“Le të punojmë krah për krah, të rreshtuar dhe të bashkuar në synimet tona, në përkushtimin tonë për Kosovën në NATO. Kjo është detyrë për ne. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri. Heroizmi i tyre u trashëgoftë ndër breza!”, ka thënë i pari i partisë opozitare.

Sot janë bërë 25 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut. Kjo ditë, pos që solli dhimbje të pashërueshme për banorët e këtushëm, kjo datë do të mbahet në mend edhe për shkatërrimet, djegiet dhe vrasjen e bagëtive.

Lexo më shumë: ​25 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Nga 180 shtëpi sa kishte ky fshat më 20 maj, të nesërmen ushtria dhe policia serbe, dogjën dhe shkatërruan mbi 50 për qind të tyre, apo përkthyer në numra mbi 90 shtëpi.

Pra këto fakte flasin qartësisht për qëllimet e regjimit serbë të Millosheviçit, që ishte jo vetëm zhdukja fizike, por edhe ajo materiale e qenies shqiptare, që përkufizohet si qëllim gjenocidal ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika