MASHT-i inicion themelimin e Forumit Nacional për siguri në shkolla

Ministria e Arsimit ka njoftuar se bashkë me përfaqësues të ministrive të linjës, Policisë së Kosovës, Zyrës së Kryeministrit dhe institucione të tjera kanë iniciuar Forumin Nacional për siguri në shkolla

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Zyrën e Kryeministrit dhe disa institucione të tjera kanë iniciuar themelimin e Forumit Nacional për përcjelljen e situatës së sigurisë në shkolla.

Sipas Nagavcit, me këtë hap do të synohet rritja e mirëqenies dhe sigurisë në shkollat e Kosovës.

“Bashkë me përfaqësues të ministrive të linjës, Policisë së Kosovës, Zyrës për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, institucioneve të tjera qendrore e lokale, të nxënësve, mësimdhënësve e prindërve, si dhe partnerëve strategjikë që kontribuojnë në fushën e arsimit, inicuam themelimin e Forumit Nacional për përcjelljen e vazhdueshme të situatës së sigurisë, rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të shëndetshëm në institucionet arsimore dhe aftësuese parauniversitare”, ka shkruar ajo në Facebook.

May be an image of 14 people, people sitting and people standing

Nagavci ka bërë të ditur se forumi i iniciuar të shtunën, zyrtarisht, do të formalizohet në qershorin e këtij viti.

“Ky Forum do të formalizohet me vendim në qershor, do të jetë organ këshilldhënës për MAShTI dhe ka për qëllim bashkërendimin ndërinstitucional e shumëpalësh për zbatim të politikave të sigurisë, parandalimit të dhunës, mbrojtjes së fëmijës, ngritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të shëndetshëm të tyre”, ka thënë ajo.

Përveç sigurisë në shkolla, sipas të parës së arsimit, ky Forum do të shërbejë edhe për të rritur cilësinë në arsim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika