MASHT-i lanson kornizën për përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat e mesme të larta

Ministria e Arsimit ka njoftuar se kanë lansuar një program, me anë të të cilit do të rregullohej çështja e përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat e mesme të larta. Sipas ministres Arbërie Nagavci, ky program do të shërbejë që ajo kategori e nxënësve të aftësohen për tregun e punës

Arberie Nagavci, Ministre e Arsimit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se kanë lansuar kornizën e cila do t’u mundësojë fëmijëve me nevoja të veçanta përfshirjen në shkollat e mesme të larta.

Sipas saj, dokumenti është hartuar nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë të arsimit, dhe se, sipas saj, qëllimi i tyre është që të rritet numri i fëmijëve me nevoja të veçanta në nivele më të larta të shkollimit.

Grupi punues

“Ky është një bashkëpunim i rëndësishëm me partnerët tanë, Zyrën e Bashkimit Evropian dhe atë të Këshillit të Evropës, përmes projektit të përbashkët “Include”, sepse jam e sigurtë se ka gjithmonë vend dhe mundësi për të ofruar ndihmë edhe përtej të gjitha angazhimeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit”, thuhet në postimin e Nagavcit në Facebook.

Tutje, e para e arsimit ka thënë se një dokument i tillë do t’u ndihmonte mësimdhënësve në Qendrat Burimore dhe asistentëve që merren me fëmijët me nevoja të veçanta, t’i njohin dhe t’i adresojnë nevojat e kësaj kategorie të fëmijëve.

Sipas saj, kjo do të mundësonte që ata të aftësohen për tregun e punës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika