MASHT-i nënshkruan memorandum bashkëpunimi me YMCA-n për fuqizimin e rinisë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci është takuar me drejtoreshën e Organizatës Joqeveritare ‘’YMCA’’, Dorina Davies dhe ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi në kuadër të fuqizimit të rinisë, mbrojtjes së të drejtave të tyre, pa dallim race a gjinie.

Sipas njoftimit të MASHT-it, përmes këtij bashkëpunimi pritet që të ofrohen platformë dhe infrastrukturë fizike me kushte shumë të mira për zhvillimin e aktiviteteve për të rejat dhe të rinjtë e Republikës së Kosovës.

”Do të përkrahim dhe promovojmë edukimin joformal, jashtëkurrikular në disa komuna të Kosovës e posaçërisht fuqizimin e ”Qendrës së Edukimit Joformal për Rini”, në fshatin Pjetërshan. Do të sjellim praktika të përparuara në edukimin joformal”, ka thënë Nagavci.

Ndër të tjerash, Nagavci thotë se do të inkurajojnë shfrytëzimin e ”Qendrës për edukim joformal”në fshatin Pjetërshan te të gjitha institucionet shkollore për aktivitete të edukimit joformal, duke marrë parasysh se kjo qendër ka për qëllim edhe punësimin, aftësimin dhe ngritjen e kapaciteve të të rinjëve.

Inicimi i projekteve të reja në sektorin e rinisë do të sjell vëmendje ndërkombëtare, andaj  MASHT-i janë të përkushtuar me qëllimin e fuqizimit të rinisë së Kosovës në çdo aspekt.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika