MAShTI: Jemi të informuar për presione të shumta politike tek shkollat

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), përmes një njoftimi kanë thënë se është duke u bërë presion ndaj mësimdhënësve të cilët kanë refuzuar të jenë pjesë e grevës

Ministria e Arsimit

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) përmes një njoftimi ka thënë se janë të informuar për presione politike në shkollat publike për mësimdhënësit të cilët nuk duan të jenë pjesë e grevës.

Në postimin e tyre, thuhet se ministria është duke e respektuar grevën e mësimdhënësve dhe presin që të respektohet edhe e drejta e mësimdhënësve të cilët nuk dëshirojnë të jenë pjesë e grevës.

“Duke respektuar të drejtën e atyre që janë në grevë presim që të respektohet edhe e drejta e mësimdhënësve të cilët nuk janë në grevë dhe duan të punojnë”, thuhet në postimin e ministrisë.

Në komunikatën e Ministrisë së Arsimit, thuhet se janë informuar që shumica e shkollave të Kosovës, me një shtator nuk e kanë mbajtur mësimin.

Por, sipas të dhënave të tyre, “situata dallon nga shkolla në shkollë, ku në disa ka nisur procesi mësimor e në disa të tjera mësimi është mbajtur pjesërisht”.

Në fund, kjo ministri ka bërë thirrje që mësimdhënësit të kthehen në vendet e tyre të punës duke thënë se “humbja e mësimit është cenim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika