Nagavci-Komunave: Mësimi vazhdon sipas kalendarit të ministrisë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në lidhje me zëvendësimin e orëve të humbura mësimore gjatë grevës së mësimdhënësve në Kosovë ka thënë se mësimi vazhdon të mbahet sipas kalendarit të MAShTI-t të cilin e kanë publikuar ditë më parë

Ministrja e MASHTI-it, Arbërie Nagavci





Të mërkurën e 12 tetorit, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i ka kthyer përgjigje kërkesës së kryetarëve të komunave lidhur me formën dhe mënyrën e kompensimit të orëve të humbura mësimore gjatë ditëve të grevës së punonjësve arsimorë në Kosovë.

Përkundër që ata kanë propozuar një mënyrë të re të zëvendësimit të orëve, Nagavci ka thënë se mësimi vazhdon të mbahet sipas kalendarit të MASHTI-t të cilin e kanë publikuar ditë më parë.

Ministrja Nagavci, ndër të tjera, ka thënë se është e pamundur që të kompensohen 22 ditët e humbura duke shtuar nga një orë mësimore në ditë, sepse sipas saj do të shtohej një barrë shtesë për fëmijët.

“Sa i përket propozimit tuaj që kompensimi i 22 ditëve të humbura të bëhet duke shtuar nga 5 orë Brenda javës për çdo nxënës, ju njoftojmë se praktikisht dhe teknikisht është e pamundur të realizohet një gjë e tillë, si nga aspekti pedagogjik, ashtu edhe ai logjistik. Në këtë mënyrë, do të zgjatej dita e punës në shkolla, gjë që do të shkaktonte çrregullime në shkollat që punojnë në dy ndërrime, si dhe do të shkaktohej një barrë shtesë psikologjike e emocionale për fëmijët”, thuhet në njoftimin e AKK në Facebook.

Sipas njoftimit, më 7 tetor, kryetarët e komunave i drejtuan një kërkesë ministres Nagavci lidhur me formën dhe mënyrën e kompensimit të orëve të humbura gjatë grevës, të cilët kanë thënë se kompensimi i orëve të humbura të mësimit nuk duhet të bëhet në fundjavë, sepse do të krijonte ngarkesë te fëmijët.

Ndryshe, më 4 tetor, ministrja Nagavci ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit ka nxjerrë vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor 2022-2023, vendim sipas të cilit parashihet se ditët e humbura përgjatë grevës në arsim do të kompensohen të shtunave deri në janar të vitit 2023.

MASHTI propozon alternativë tjetër për pagesat e mësimdhënësve





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika